parfumeKur ndodhesh në një dyqan parfumerie është shumë e vështirë për të bërë një zgjedhje. Larmishmëria e aromave e bën mjaft të vështirë vendimin.

“Femra e cila nuk mban parfum nuk ka të ardhme”, ka thënë Coco Channel.

Por si mund ta kuptoni se cila aromë ju përshtatet? Sipas një studimi të “Cover Media” ja se ku duhet të bazoheni për të zgjedhur aromë e duhur:

– Para se të filloni ta testoni parfumin, hulumtoni se çfarë nuanca të aromave dominojnë në shtëpinë tuaj. Kjo mund t’ju ndihmojë të vendosni se cilat aroma janë më të përshtatshme dhe cilat jo.

– Shmangi të merrni erë çdo parfumi, sepse do të përzihen aromat. Nëse ndodh kjo gjë duhet ta dini që aroma e kafes ndihmon të neutralizoni aromat e mëparshme dhe të vazhdoni më tej.

– Kini kujdes tek emrat e parfumeve, sepse ato mund t’u sugjerojnë karakteristikat e erës së parfumit. Nëse ju tërheq jashtëzakonisht emri, ka shumë mundësi që edhe era do t’ju tërheqë.

– Nëse parfumi mban edhe nënshkrimin e një personi, atëherë ai paraqet edhe karakterin e tij. Njerëzit e zëshëm dhe shoqëror duhet të zgjedhin nuanca citrusi. Nuancat më suptile, siç janë livanda dhe vanilja, u shkojnë për shtat personave të rezervuar.

– Para se ta blini, gjithsesi provojeni ekzemplarin testues. Megjithatë, nëse ka qenë dashuri në shikim të parë mos mendoni, blijeni dhe aromantizoni këdo që ju kalon pranë.

tvklan.al