Të gjithë ata persona që vuajnë nga alergjitë stinore e vuajnë më shumë se të gjithë personat e tjerë kalimin e motit të ftohtë në të ngrohtin.

Pranvera është padyshim stina më e urryer për këta persona. Njerëzit alergjikë ndaj polenit mendojnë se zgjedhja e vetme e tyre është të marrin ilaçe, të qëndrojnë brenda e mos dalin jashtë ose të jetojnë mjerisht me alergji.

Por ka mënyra natyrale se si ta ndryshoni sistemin imunitar që të mos jetë i ndjeshëm ndaj polenit, mykut dhe pluhurit.

 

Vitamina E

Vitamina E është antioksidant që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Së bashku me vitaminën C, krijon mburojë dhe mbron qelizat drejtpërdrejt të ekspozuara ndaj alergjenëve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksidantëve sikur Vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive për trefish.

Vitamina C

Vitamina C është antioksidanti kryesorë që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin ne mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C.

Të marrësh 500mg vitamine C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësoj funksionin e mushkërive.

Vaji i Peshkut

Dietat e pasura me omega-3 zvogëlojnë përgjegjësin e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele te larta të omega-3shit e që ndihmon trupin në prodhimin prostagladineve inflamator që janë të involvuar në përgjegjësin ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëloj reaksionet hipersenstive të lëkurës shpesh ndryshe që quajtura “dermetitis”.

Merr rreth 3 gram vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë.

Kështu pra nuk ka arsye të vuash pa nevojë nga alergjitë! Për t’i vënë nën kontroll alergjitë përfito nga suplementët (vitaminat) që treguam më lartë. A vuan nga alergjitë, na trego se si po ja del të kalosh muajt me pak ose pa vuajtje nga alergjitë. Na trego dhe shto ne komente se si ke arritur ta mposhtesh dhe nëse ke ndonjë mënyrë tuaj për ta mbajtur nën kontroll apo parandaluar alergjitë krejtësisht.

Magnezi

Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lëmuar, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit simptomat e alergjive dhe astmës rriten.

Më së miri është që të marrësh afër 350mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit./tvklan.al