Sekreti se si malaria u kthye në një sëmundje vdekjeprurëse për njerëzit është zbuluar nga një studim gjenetik.

Puna, e drejtuar nga kërkuesit të institutit Wellcome Sanger në Kembrixh, krahasoi shtatë lloje të malaries, duke gjurmuar pemën e familjes së këtij paraziti.

Kjo zbuloi se rreth 50.000 vjet më parë, parazitët degëzohen, me një “degë” që evoluonte në llojet më vdekjeprurësë të infektimit njerëzor.

Gjetjet janë botuar në revistën Nature Microbiology.

Një element i këtij derivimi ishte një kalim gjenetik që e bëri malarian infektuese për rruazat e kuqe të gjakur, “një copë ADN-je vdekjeprurëse” që studimet e mëparshme sugjerojnë se mund të ofrojë një indicie për shpikjen e një vaksine që bllokon malarien.

“Studimi ynë ka shënuar një seri hapash që krijojnë një situatë kritike, duke i lejuar parazitët jo vetëm të depërtojnë në njerëz, por të qëndrojnë, të ndahen dhe të transferohen nga mushkonjat”, shpjegoi një nga studiuesit kryesore, Dr Matt Berriman.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë, më shumë se 200 milionë njerëz janë infektuar me malarie çdo vit; sëmundja shkaktoi vdekjen e pothuajse gjysmë milion njerëzish në të gjithë botën  në vitin 2016 dhe shumica e tyre ishin fëmijë nën moshën pesë vjeçare.

Deri tani speciet më vdekjeprurëse të parazitit është

Plasmodium falciparum

.

Ndërsa kjo specie infekton dhe shpesh i vret njerëzit kur injektohet përmes pickimit të mushkonjës femër Anopheles, ka shumë lloje të tjera të lidhura që infektojnë edhe disa prej kushërinjve tanë më të mëdhenjë, shimpanzetë dhe gorillat./tvklan.al