Tani mund të hiqni kodin e sigurisë së iPhone. Zbulimi sugjeron se kodet e iPhone tashmë mund të “hiqen” vetëm për 100 dollarë. Një shkencëtar kompjuterësh klonoi çipsat e memories së iPhone, duke bërë të mundur që të kishte një numër të pafund përpjekjesh për të hamendësuar kodin.

Sipas FBI kjo përpjekje nuk funksiononte. Ata u përpoqën të hynin tek iPhone 5C, i Syed Rizwan Farook, personit të armatosur të San Bernardinos. Farook dhe gruaja e tij vranë 14 persona në Kaliforni dhjetorin e shkuar, para se policia t’i qëllonte.

FBI besonte se në telefonin e tij gjendeshin informacione në lidhje me bashkëpunëtorët, por sistemi i sigurisë i ndaloi të hynin.

Agjencia i bëri presion Apple për t’i dhënë një zgjidhje telefonit por kur ata refuzuan, i dhanë 1 milionë dollarë një kompanie private sigurimi për t’i nxjerrë të dhënat nga telefoni. Doktor Sergei Skorobogatov nga universiteti i Cambridge, e bëri të mundur këtë gjë dhe gjeti kodin me katër numra.

Atij iu deshën rreth 40 orë për ta zhbllokuar. Ai bëri atë që FBI besonte se ishte e pamundur për t’u arrirë./ tvklan.al