Simone Zaza është një lojtar i West Ham United. Sulmuesi italian është huazuar nga Juventus, me detyrim blerje në fund të sezonit.

Marrëveshja parashikon një shumë 28 milionë euro në total. Simone Zaza nuk gjeti dot hapësirën e duhur te kampionët e Italisë, ku u afrua sezonin e kaluar. Giuseppe Rossi është rikthyer në Spanjë. Sulmuesi italian la Fiorentina për t’iu bashkuar Celta Vigo. 29-vjeçari është huazuar te skuadra e La Liga. Giuseppe Rossi është aktivizuar më parë me Villarreal e Levante.

Torino do të mbyllë merkaton me dy afrime të fuqishme sipas asaj që shkruan “Tuttosport”. Drejtuesit po mendojnë të kërkojnë në huazim portierin, Joe Hart, i cili nuk është në planet e Pep Guardiola te Manchester City. Emri tjetër është Mathieu Flamini, mesfushori i cili është pa ekip, pasi i përfundoi kontrata me Arsenal.

Tv Klan