Këngëtarja irlandeze, Sinead O’Connor po lufton prej kohësh me depresionin. Nëpërmjet një mesazhi të dhimbshëm në rrjetet sociale, O’Connor thotë se nuk ia del dot më, duke njoftuar kështu rikthimin në spital.

“Jam plotësisht e shkatërruar. Duhet të kthehem në spital, kam gjithë natën pa gjumë. Nuk ia dal dot këtu jashtë.”

Në të kaluarën, këngëtarja ka përdorur shpesh rrjetet sociale, ku edhe është rrëfyer për mendimet mbi vetëvrasjen. Ditë më parë, në një tjetër video të postuar në Facebook, O’Connor tha se ndjehet shumë e vetmuar.

 “Kam dhënë aq shumë dashuri përgjatë jetes time … por sëmundjet mendore janë si droga, nuk duan t’ia dinë se cili je ti.”

Udhëtimin emocional këngëtarja 50 – vjeçare e ndan publikisht me gjithë botën. Miq dhe kolegë të saj të shqetësuar kanë lajmëruar herë pas here policinë për tu siguruar që ajo ndodhet shëndoshë e mirë.

E trazuar tërësisht nga depresioni, O’Connor  zgjodhi t’i kthehet edhe një herë spitalit me shpresën se kur të dale nga aty nuk do të ndjehet më aq e vetmuar.

TV KLAN