Vijojnë intensivisht kërkimet për nëndetësen ushtarake argjentinase, e zhdukur në ujërat e Atlantikut.

Autoritetet argjentinase njoftuan se të shtunën kishin pikasur shtatë përpjekje për komunikim telefonik satelitor nga personat që ndodhen në bordin e nëndetëses “San Huan”.

Aktualisht ekspertët e ministrisë së mbrojtjes po përpiqen të lokalizojnë vendin nga ku kanë ardhur sinjalet.

Nëndetësja me 44 persona në bord u zhduk nga radarët, 4 ditë më parë teksa ndodhej në gjirin e San Horgesë, ku janë përqendruar edhe kërkimet.

Shkëputja e energjisë dyshohet se është një nga arsyet e humbjes së kontakteve të saj me bazën.

Tv Klan