golanMilitantët islamikë në Siri mbajnë të rrethuar prej të shtunës në lartësitë Golan, një grup paqeruajtësish filipinë, ndërsa kanë kapur rob disa shtetas nga Fixhi.

Lajmi konfirmohet nga ministria filipinase e mbrojtjes.

Sipas saj janë 75 filipinas, pjesë e trupave paqeruajtëse ndërkombtare, që janë rrethuar.

Ndërsa 44 personat e marrë peng janë nga Fixhi.

Militantët islamikë, në përbërje të të cilëve edhe pjesëtarë të frontit Al-Nusra sulmuan një kamp të OKB në këtë zonë.

Prej ditësh, militantët po luftojnë me forcat e Asad në këto zona, me objektiv marrjen nën kontroll të pikave kufitare me Izraelin.

TV KLAN