Siria është kthyer sërish në burimin e tensioneve mes fuqive te mëdha. Ajo që dukej si afrim i marrëdhënieve të SHBA-ve me Rusinë në fakt nuk ka zgjatur shumë pas pamjeve rrënqethëse nga provinca e Ildibit ku humbën jetën mbi 70 civilë nga gazi helmues, mes të cilëve 20 fëmijë.

Donald Trump

“Veprime e regjimit të Assadit nuk mund të tolerohen”

Me herët Trump ishte kundër ndërhyrjes se shteteve të bashkuara në Siri, por tani…

Sulmi me armë kimike mbi civilet siriane ka nervozuar edhe sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, i cili pa i akuzoi Presidentin Assad si përgjegjësin kryesor i bëri thirrje Rusisë të tërhiqet nga pozicioni i saj.

Rex Tillerson Sekretari Amerikani Shtetit

Ne mendojmë se ka ardhur koha qe Rusia duhet me të vërtetë të mendoje me kujdes për vijueshmërinë e mbështetjes që po i jep regjimit të Assadit

.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane e quajti krim lufte vrasjen e civileve me armë kimike, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca propozuan një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit me qëllim dënimin e sulmit kimik. Megjithatë, Ministria e Jashtme ruse e ka quajtur atë të papranueshme duke thënë se rezoluta është e bazuar në “informata të rreme”.

Tv Klan