ministria-e-financave

Qeveria pritet të japë me koncesion për 10 vjet sistemin e administrimit të TVSH-së së brenshdme.

Ministria e Financave ka shpjeguar së bëhet fjalë për një platformë të re elektronike, që do të gjurmojë mallrat nga dogana deri tek konsumatori dhe do të mundesoje transmetimin në kohë reale, jo vetëm të kuponit tatimor, por edhe të transaksioneve me shumicë.

Irena Beqiraj, zv.Minsitre e Financave

:“Marrja e këtyre të dhënave në kohë reale, instalimi i faturës elektronike, e cila është një kërkesë bashkëkohore që ndihmon administratën tatimore në punën e saj të përditshme, gjurmimi i mallit dhe mundësia e Lotarisë së Kuponit Tatimor në kohë reale, mendojmë se do të jenë elementët bazë të një platforme, që do të ndihmojë administratën tatimore, jo vetëm në mbledhjen më të mirë të taksës së TVSH-së.”

Po si do të funskionojë ky shërbim? Koncesionari vetëm do të merret me ngritjen e sistemit kompjuterik për administrimin e tatimit të vlerës së shtuar, ndërsa mbledhja e të ardhurave në terren do të vazhdojë të kryhet nga punonjësit e tatimeve.

Sipas kushteve të përgatitura nga Minsitria e financave kompania që do të fitojë koncesionin përmes një tenderi ndërkombëtar, do të  kryejë një investim fillestar për sistemin prej 9.57mln euro,  ndërsa kosto mesatare vjetore operative përllogaritet afro  8.2 mln euro në vit, që do te kryhen po nga kompania private fituese. Kompania private do të marre shpërblim vetëm nëse rriten të ardhurat nga TVSH e brendshme më shumë se 11 për qind krahasuar me një vit më parë.

Kjo kuotë është përcaktuar si mesatare e rritjes se mbledhjes së TVSH-së ndër vite. Përllogaritjet bëhen sipas një formule të thjeshtë. Nëse të ardhurat rriten deri ne 15 %, kompania private do të marrë 90% të shteses mbi 11 përqindeshin. Kur rritja është 15 deri në 17 % ndarja do të jetë 3.5 lekë për shtetin dhe 6.5 lekë për koncesionarin për ccdo 10 lekë të ftuara. Nëse të ardhurat nuk rriten mbi nivelin 11 % atëherë shteti i paguan kompanisë private vetëm 10 për qind të investimit ose 950 mijë euro në vit.

 

Tv Klan