Përballjet mes Anglisë dhe Gjermanisë në të kaluarën janë shoqëruar me polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarëve.

Në 1966 Anglia fitoi Kupën e Botës me një gol inezikstent, ndërsa në Botërorin e 2010 anglezëve iu anulua një gol po ndaj gjermanëve që e kishte kaluar vijën e fatale. Gabimet e gjyqtarëve u panë vetëm pas përsëritjes së pamjeve, duke mos ndryshuar asgjë nga rezultati.

Të premten në “Wembley” në miqësoren Angli – Gjermani nuk do të ketë më dyshime të tilla falë përdorimit të teknologjisë.

Sistemi VAR do të shërbejë për herë të parë në një ndeshje që luhet në territorin anglez. Sistemi video që vjen në ndihmë të gjyqtarëve nuk shfrytëzohet nga Premier League, ku aplikohet vetëm teknologjia që shmang golat fantazmë. FIFA po punon që këtë sistem ta përfshijë në sa më shumë kampionate apo turne të organizuara prej saj.

/Tv Klan