Ndërsa kanabisi nuk ka fund, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë për mediat tha se do të rriten dënimet për ata që merren me mbjelljen, mbajtjen, tregtimin apo trafikimin e kanabisit.

Do t’i propozoj Qeverisë rëndim të dënimeve për lëndët narkotike. Do t’i propozoj që dënimi të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit, faji më i madh përgjegjësia më e madhe

”, deklaroi Tahiri, i cili shpreson se kjo masë do të sjellë uljen e mbjelljes së drogës.

Shitja, prodhimi që konsiderohen mbi përdorim vetjak do dënohet nga 1-5 vjet. Kjo vepër kur kryhet në sasi të mëdha do dënohet nga 7-­10 vjet. Do i propozoj Qeverisë, që në Kodin Penal të sanksionohet diferencimi i sasisë për dënimin e atyre që kryejnë këtë vepër penale. Besoj se kjo do sjellë një efekt të menjëhershëm. Kjo do vlejë dhe për kultivimin e bimëve narkotike, një dispozitë e veçantë për mbajtjen e farave të kanabisit do dënohet nga 3 deri në 7 vjet. Ndërkohë kultivimi në sasi të vogla, deri në 1 vit. Kultivimi në sasi që s’janë më të vogla do dënohet nga 1 deri ne 3 vjet. Dhe kultivimi në sasi të mëdha nga 5 deri në 10 vjet. Do propozoj që në ligjin anti-mafia të përcaktohet hetim pasuror i menjëhershëm për të ata qw merren me kanabis

”, deklaroi minsitri.

Numri një i Ministrisë së Brendshme, e ka cilësuar të pa saktë deklarimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, që nëse do të ishte nevojshme edhe ushtria të dilte në terren për luftën ndaj kanabisit.

Është propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni. Por them që është i pasaktë, është bërë nga dëshira e mirë. Puna jonë nuk bëhet në konferenca shtypi, por bëhet duke marr masa. Do gjejmë gjuhën shumë shpejt me ministrin Manjani, për miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal

”, tha Tahiri./tvklan.al