Situata e motit në disa qarqe të vendit

Situata dhe masat, ora 09:30 – 5 janar

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të monitorojë nga afër situatën e krijuar për shkak të kushteve të motit në të gjithë vendin.

Sipas informacioneve të fundit në zonat veriore dhe veri-lindore, të cilat janë prekur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës raportohet se nuk ka akse kombëtare të bllokuara.

Qarkullimi i automjeteve kryhet me zinxhirë në disa rrugë.

Situata në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër paraqitet:

QARKU KUKËS

Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Të gjitha akset kombëtare janë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 6 firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve.

Policia Rrugore ka monitoruar në vijueshmëri qarkullimin e automjeteve duke udhëzuar sipas rastit drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet rrugorë problematike.

‘Rruga e Kombit’ është e qarkullueshme pa zinxhirë.

Lartësia e dëborës ka arritur deri në 25 cm në Tunelin e Kalimashit.

Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Kukës-Zapod, Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Morinë, Bajram Curri-Qafë Luzhë janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Akset Kukës-Krumë, Fushë Dukagjin-Qafë Shllak janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

QARKU SHKODËR

Gjatë natës dhe në mëngjes në Pukë ka pasur reshje bore në lartësinë mbi 500 m.

Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 13 firmat kontraktore.

Në akset Vau Dejës-Koman-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë, Qafë Mali-Iballë, automjetet qarkullojnë me zinxhirë.

Në akset Bardhok-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Bogë-Theth, janë të pakalueshme ndërsa Vau Dejës-Shllak, Tamarë-Vermosh kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë.

Drejtoria e Emergjencave Civile ka dërguar 1 borëpastruese dhe 1 fadromë, të cilat do të jenë në dispozicion të Bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz.

QARKU DIBËR

Gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm.

Të gjitha akset kombëtare janë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 4 firmat kontraktore.

Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë.

Policia Rrugore ka monitoruar në vijueshmëri qarkullimin e automjeteve duke udhëzuar sipas rastit drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet rrugore problematike.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura