Udhëtarët po përgatiten për probleme të mëtejshme sot në mesin e paralajmërimeve për rrugë të akullta dhe përmbytjeve pasi bora që mbuloi pjesën më të madhe të vendit ka filluar të shkrijë.  

Me vendin që u shtang nga katër ditë kaos të shkaktuar nga stuhia Emma, qendra e parashikimit të motit Mett Office tha se moti nuk do të ndryshojë për pjesën më të madhe të popullsisë.

Shoferët në pjesën më të madhe të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut do të përballen me rrugë të akullta gjatë ditës së shtunë.

Një alarm është vënë gjithashtu gjatë gjithë ditës në Angli dhe Skoci, ku reshjet e dëborës priten të shkaktojnë probleme të mëtejshme në transport.

Pasi u deklarua që shërbimet hekurudhore janë në një gjendje kaosi të premten nga kushtet e rënda, sot shërbimet do të fillojnë më vonë se zakonisht.

Vonesat në juglindjen e Londrës kishin nxitur disa udhëtarë që të shtypnin butonat e dyerve të emergjencës dhe të dilnin nga vagonat e trenit. Si rezultat, të gjitha linjat përmes stacionit Lewisham u bllokuan.

Energjia elektrike u ndërpre në trena për shkak të incidentit dhe shërbimet zjarrfikësi u thirrën për të ndihmuar njerezit të largohen nga treni.

London Waterloo, stacioni më i populluar i trenit në Mbretërinë e Bashkuar, u mbyll përpara orës 22:00.

Ndërsa rrugët po pastrohen dalë-ngadalë nga dëbora, shoferët janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm ndaj akullit të zi.

Mett Office tha në Twitter se akulli i zi ishte një kërcënim, që mund të shkaktohej nga shiu i ngrirë, pasi mund të mos jetë i dukshëm.

Policia e Devon u ka thënë fshatrave në bregdet të lënë shtëpitë e tyre dhe të evakuohen pasi mund të goditen nga stuhia Emma.

Disa nga komunitetet janë përmbytur pasi reshjet intensive shkaktuan që muret mbrojtëse të detit të shkatërroheshin./tvklan.al