Numri i emigrantëve në pikën e kalimit të Idhomenit, mes Greqisë dhe Maqedonisë po rritet, pas mbylljes së kufirit, duke thelluar krizën humanitare dhe të çarën brenda Bashkimit Europian.

Tarek – Emigrant nga Aleppo, Siri: 

“Nuk ka tenda të mjaftueshme, nuk ka vend të mjaftueshëm, vetëm dy apo tre persona mund të futën në këto tenda. Persona të moshuar po kalojnë natën jashtë. Është shumë ftohtë.”

Vetëm në mesditë, autoritetet maqedonase hapën përkohësisht kufirin, duke lejuar kalimin e vetëm 170 personave.

Sipas “Mjekëve pa Kufi”, në pikën e kalimit të Idhomenit janë 11 mijë persona në pritje për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Europës Qendrore dhe Veriore.

Nëse kjo shifër kalon përtej 12 mijë, atëherë situata do të dalë jashtë kontrollit, sipas kësaj organizate.

Vendet e bllokut do t’i japin Greqisë një fond ndihme prej 700 milionë eurosh, për t’i bërë ballë krizës së emigrantëve. Këtë vit, do t’i jepen 300 milionë, ndërsa në dy vitet e ardhshëm nga 200 milionë euro.

Tv Klan