Bajerni arriti një fitore jo edhe aq të lehtë me Verder Bremenin.

Ndeshja e luajtur ditën e diel në Mynih përfundoi me rezulatin 4 – 2 për vendasit, por miqtë mund të kishin dalë edhe me pikë nga kjo sfidë.

Megjithatë lojtarët e Bajernit u shfaqën më kërkues në minutat e fundit, duke arritur një fitore që i shkëput akoma më shumë nga ndjekësit në Bundeligën Një.

Tv Klan