Sot është afati i fundit i përdorimit të librezave shëndetësore. Nga 1 maji në të gjitha institucionet shëndetësore nuk do të ofrohet asnjë shërbim për qytetarët me librezë shëndetësore, por vetëm me kartë shëndeti.

Nga kjo e shtunë  librezat e shëndetit dalin përfundimisht jashtë përdorimit. Për çdo konsultë mjekësore, sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë qytetarët duhet të pajisen me kartë shëndeti për të përfituar konsultë falas tek mjeku i familjes.

Pajisja e qytetarëve me Karta Shëndeti pranë çdo qendre shëndetësore do të vazhdojë edhe pas datës 30 Prill. Afati i përdorimit të tyre është një vjeçar, ndërsa për disa kategori të sëmurësh ato janë pa afat./

Tv Klan