Skandal! Debati degjeneron në fyerje personale, vajzat “protestë” kundër Robert Aliaj




Skandal! Debati degjeneron në fyerje personale, vajzat “protestë” kundër Robert Aliaj

23:22 20/12/2021

Pjesa e parë | E rëndë! “Prostitutë”, shpërthen Robert Aliaj në Love Story. Vajzat braktisin studion të revoltuara

Pjesa e dytë | Të gjithë kundër Robertit, opinionisti nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për vajzat!

Pjesa e tretë | Të papritura në Love Story! Takim me veten, histori e re dhe dy marrëdhënie që po konsolidohen

“Është shumë e rëndë”, Sellma e nxehur me Kristin: S’toleroj askënd të më përmend familjen

Debati mes Sellmës dhe Kristit gjatë emisionit “Love Story Talk:” ka vijuar dhe gjatë spektaklit të sotëm në “Love Story” në Tv Klan.

Debati ka agravuar dhe Sellma është shprehur se ajo që kishte bërë Kirsti është shumë e rëndë.

Kristi: Nuk dua të komentoj fare për këtë histori më duket pa sens. Nuk dua të them asgjë.

Sellma: Banale është e folura e Kristit gjithmonë dhe gjërat kanë agravuar. Njerëzit e familjes time janë më trë rëndësishmit dhe unë nuk toleroj askënd që flet dhe të mos jetë i përgjegjshëm për fjalët që thotë.

Pas këtyre ka ndërhyrë Alketa Vejsiu e cila tha se ka folur me Kristin dhe ai ka thënë se ka qenë gjithçka në kuadër të një batute humori.

Por Sellma tha se nëse do të përsëritej kjo situatë dhe ajo nuk do mbante përgjegjësi për ato që do të bënte.

Thjesht të mos ndodh më dhe kaq, se dhe unë nuk do mbaj përgjegjësi për ato që do them”, u shpreh ajo.

Ndërkohë më tej ka ndërhyrë Jerina e cila ka replikuar me Sellmën.

Jerina: Nuk jam dakord me përgjigjen e Sellmës ndaj familjes së Kristit. Kjo përgjigja dhëmbë për dhëmbë nuk është dinjitoze për asnjë. Ndoshta në të ardhmen nuk e justifikoj Kristin për atë që bëri, por të kthehesh tek motra dhe mamaja nuk është etike fare.

Sellma: Nuk është e justifikueshme fare. Nëse ai nuk mban përgjegjësi… Unë thash që ju jeni mësuar të bëni shou. Ajo që ka bërë Kristi është turp.

“Prostitutë”, Robert Aliaj shpërthen ndaj vajzave të Love Story. Konkurrentet braktisin studion

Batuta e Kristit gjatë javës së kaluar në emisionin “Love Story Talk” ka ngjallur debate gjatë spektaklit të sotëm në “Love Story” në Tv Klan.

Ishte Sellma ajo që deklaroi se fjalët e Kristit ishin të rënda, por opinionistët e kanë kundërshtuar duke i thënë se nuk duhet të përgjigjej ashtu.

I ashpër ka qenë Roberti, i cili teksa mbrojti djalin e tij ofendoi vajzat, të cilat në bllok u ngritën dhe u larguan nga studio. Edhe pse Alketa Vejsiu kërkoi nga Roberti një falje për vajzat, ky i fundit nuk u tërhoq nga deklaratat e tij.

Sellma: Ky është fenomeni më negativ i të gjithë shqiptarëve. Mua mos m’u drejto me prostitutë, drejtohu familjes tënde. Ti do të mbash përgjegjësi për fjalën prostitutë.

Robert Aliaj: Unë do të kap një model të një prindi ose të një djali që jetoi denjësisht.

(Vajzat largohen nga studio)

Alketa Vejsiu: Çfarë termi iu vendose vajzave, a e kupton? Ajo që pashë është skandal.

Bajroni: Ti nuk mund t’i drejothesh një femre një atë lloj mënyre. Po jep vetëm antivlera , asgjë tjetër. Largohu ti i pari, pastaj ato vajzat.

Alketa Vejsiu: Do të nxisim debatin që të rrisim shikueshmëri?

Robert Aliaj: Unë s’kam ofenduar asnjë njeri. Unë kërkoj standard, kërkoj modele.

Alketa Vejsiu: Unë nuk devijoj biseda, nuk të atakoj ty në person. Të lutem, atako fenomenin, por mos shënjestro vajzat. Ato vajzat që largohen, kanë folur vetë. Ti duhet të bësh diçka që ata të kthehen në program.

Robert Aliaj:  Asgjë, asgjë. Unë kam dënuar modelin që pashë aty dhe sjelljen që pashë këtu. Dhe në Talk thashë se kjo është pothuajse pornografi. Unë nuk respektoj një vajzë të paedukuar.

Alketa Vejsiu: E ke tepruar. Ti ke humbur që ata vajzat janeë larguar, ti ke humbur Të lutem shumë, jam shumë e shqetësuar për programin se ato vajzat largohen. Bëj diçka t’i kthesh në program. Vajzat u larguan, duhet të bësh diçka.

Robert Aliaj: Unë nuk ia lejoj vajzës time të sillet në atë formë.

Alketa Vejsiu: Unë të respektoj, të lutem bëj diçka që ato vajzat të kthehen këtu.

Robert Aliaj: Ato ikën vetë, të vijnë vetë. Unë atakova një fenomen.

Ofendoi vajzat, Roberti s’tërhiqet: Nuk e toleroj atë model, s’e kanë kuptuar fare çfarë kam thënë

Robert Aliaj nuk është tërhequr nga deklarata e tij kundër vajzave duke u thënë se ato po promovojnë një model prostitucioni. Edhe pse Alketa Vejsiu, i ka kërkuar që ai të shprehte një ndjesë, opinionist tha se nuk e kishte personalisht me konkurrentet por me modelin.

Në spektaklin e sotëm në ‘Love Story’ në Tv Klan, Aliaj ka thënë se këtë model nuk e toleron kurrë.

Robert Aliaj: Kemi një përgjegjësi para publikut. Unë kam një etikë pune dhe unë nuk gaboj. E gjitha sa thash është çështje për të atakuar modelin. Jam kundër modeli, e këshilloj jo vetëm për fëmijët por për të gjithë. Model të tillë femëror, mos u afro. Duhet të ruajmë një standard, dhe standardi që unë u përballa sot nuk mund të toleroja.

Alketa Vejsiu: Kur shikon këtë revoltë në grup si reagon?

Robert Aliaj: Ato ndoshta nuk e kanë kuptuar fare se çfarë kam thënë unë, nëse janë keqkuptuar dhe unë u them më fal.

Alketa Vejsiu: Ai model është ulur në këto karrige?

Robert Aliaj: Unë sapo e pash në ekran. Sellma ndoshta është nxituar në atë që ka thënë.

Më pas ka ndërhyrë dhe Kristi, i cili është shprehur se i ka kërkuar falje Sellmës, si publikisht dhe privatisht.

Unë e kam bërë ndjesën, personalisht tek Sellma. Po ashtu i kam shkrova në Instagram dhe i kam thënë më fal nëse të kam lënduar vërtetë”, u shpreh fronisti.

Puthje pasionante mes Vilianit dhe Danielës: Krishtlindje me drita të fikura dhe njerëz të ndezur

Daniela dhe Viliani në javën e gjashtë të “Love Story” kanë zgjedhur një qendër hipizmi për takimin e tyre.

Pas shëtitjes me kuaj të dy bashkë kanë rregulluar pemën e Krishtlindjeve dhe kanëdiskutuar për festat e fundvitit.

Daniela: Ku do i festosh Krishtlindjet?

Vilian: Në Shqipëri.

Daniela: Unë nuk besoj se do të jem në Shqipëri.

Vilian: Pse?

Daniela: Do shkoj jashtë me familjen time. Mund të vish me ne po do.

Vilian: Dëshira ime është që njohja jonë të vazhdoj edhe përkëtë vit akoma më shumë

Daniela: Unë do të doja një Krishtlindje me drita fikur dhe njerëz të ndezur

Vilian e ka “kërcënuar” Danielën se nuk do e ulte në tokë nëse ajo nuk i premtonte një tjetër takim dhe ajo i ka premtuar një tjetër trëndafil.

“Qenke i virgjër!” Pas deklaratës së Reit, Viliani i kthehet konkurrentit: Do e heqim këtu

Takimi i Danielës dhe Vilianit solli mjaft debat së studion e “Love Story” në Tv Klan. Ka qenë Rei ai i cili ka thënë se i është dukur një takim mjaft i ftohtë dhe pa ndjenja. Kjo deklaratë e tij ka bërë që të shpërthejë një diskutim mjaft i nxehtë mes konkurrentëve të formatit të dashurisë.

Jerina Lalaj: Daniela nuk ishte dakord për afrimin për ta puthur dhe e pashë pak rezistente.

Daniela: Duket e kam bërë unë e para hapin që e kam puthur. Për mua ishte një puthje e rrëmbyer herën e parë, herën e dytë e shijova dhe tani jam skuqur pak.

Vilian: Unë mirë e përjetova dhe mendoj se deri tani jemi në rrugë të drejtë.

Rei: Tani i bie që unë të dal me fëmijë, me binjakë me sa po shoh nga klipet.

Jerina: Ti e ke tonin e zërin kështu apo duket sikur bërtet gjithë kohës?

Rei: Unë jam shumë i butë, unë jam i buzëqeshur, por pashë një takim shumë të ftohtë dhe për mua është show dhe është fiks fare si ai çuni i lagjes dhe në fund fare të thotë një puthje për show.

Vilian: Unë e puth para kamerave.

Rei: Ke pasur ndonjë të dashur ti?

Vialin: E mirë qenke i virgjër

Vilian: Do ta heqim këtu.

Rei: Kështu e kam zërin, do të bërtas sa të dua, nuk rri dot si pulë dhe do të bërtas sa të dua.

Jerina Lalaj: Je goxha djalë, je gjigant.

Rei: Atë pa merak se ta tregoj gjelin mirë.

Daniela: Na e prishi romanticitetin.

Alketa Vejsiu: Të lutem mos bërtit si pulë, vetëm si gjel.

“Babai më ka pritur për të vdekur!” Mes lotëve, Kleona i rrëfen Xhonit humbjen e të atit

Xhoni dhe Kleona kanë zhvilluar takimin e tyre të mbushur plot me emocione. Konkurrentja e “Love Story” që njihet si një vajzë që nuk e shfaq dhe aq shumë veten, duket se është ndjerë mjaft mirë me Xhonin, të cilit i ka rrëfyer me lot në sy historinë e trishtë të humbjes nga jeta të të atit. Ka qenë ky rrëfim që ka bërë që edhe Xhoni të hapë zemrën dhe të tregojë çastin e vështirë kur ka marrë vesh që babai i tij ishte ndarë nga jeta.

Xhoni: Tani më trego ndonjë gjë për veten sepse nuk kam marrë vesh kush je akoma.

Kleona: Unë jam Kleona, 23 vjeç nga Tirana.

Xhoni: Kleona është vetëm emër.

Kleona: Në fakt unë nuk kam treguar pothuajse asgjë përveç talenteve dhe dëshirave që kam. Parapëlqej që njerëzit të njohin Kleonën gallatë sepse më pëlqen shumë që t’i bëj njerëzit për të qeshur.

Xhoni: Në fakt dhe unë ashtu jam, por ti je super ekstroverte.

Kleona: Epo, jam tani çfarë të bëj. Unë nuk dukem, por në fakt jam një vajzë shumë e brishtë, por nuk dukem. Kam nevojë për shumë përkujdesje, dashuri, ëmbëlsi dhe nëse m’i fal këto dhe unë ndihem e sigurtë tek ty, mund të të shpreh çdo gjë, siç kemi një shprehje ne shqiptarët, mund të të hap zorrët e barkut. Që në takimin e parë më ka ardhur shumë inat se më ke paragjykuar si çdo lloj njeriu tjetër që më takon për herë të parë.

Xhoni: Ke të drejtë, e pranoj.

Kleona: Ti më thua ke të drejtë, por edhe unë e pranoj sepse të thashë, kjo është dhe mënyra ime që dua t’i shfaqem njerëzve.

Xhoni: Dhe unë kur të kam takuar në fillim, kam thënë: Unë me këtë, asnjëherë në botë!

Kleona: Ashtu kam thënë dhe unë për ty!

Xhoni: Po pse ndryshove mendim?

Kleona: Sepse duke ndenjur me ty në backstage duke treguar më shumë veten, kuptova se të dy ishim nxituar në gjërat që kishim thënë për njëri-tjetrin.

Xhoni: Je si mace e vogël dhe deri tani po ju tregon të gjithëve vetëm tigrin.

Kleona: Unë para disa vitesh kam humbur babain dhe kur e humba, shoqëria ime më e ngushtë e ka marrë vesh pas një muaji, sepse një shoqe në lagjen time jua tha dhe unë nuk doja të merrej vesh fare kjo gjë. Gjithçka e kam kaluar vetë. Më shumë që më ka vrarë ishte mënyra si ai vdiq dhe unë e pres dhe e di se të gjithë kanë ciklin e vet të jetës, por është shumë e vështirë kur në një moment që nuk e pret fare, babai të pret ty për të vdekur dhe më ka pritur mua që të shkoj që ai të vdesë dhe këtë e kam përjetuar shumë keq. Nuk dija çfarë bëja, jam bërë agresive se nuk e kuptoja se kishte vdekur. Telefonata e tij që më tha: Klea hajde dhe unë shkoj dhe më pas ai vdes… (qan)

Xhoni: Edhe unë e kam humbur babain dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë…

Kleona: Është shumë e vështirë kur ndodh papritur. Prandaj mërzitem kur njerëzit mendojnë se unë jam tralala, sikur unë jam shumë okey.

Xhoni: Unë e di se nuk është ashtu.

Kleona: Në shoqërinë time je i pari që e mendon kështu.

Xhoni: Ti duhet të kuptosh se kjo është ajo që duhet të tregojë Kleona.

Kleona: Jo të gjithë e meritojnë këtë Kleonë.

Xhoni: Të kuptoj shumë mirë. A e di sa e bukur je kur qan? Ti e mbron veten me shaka, më shumë bën shaka me tjerët se të mos arrijë dikush të të pyesë diçka që të të prekë.

Kleona: Qenke më shumë i zgjuar se mendoja.

Xhoni: Dhe unë kam një teze, tezja e mamit dhe ajo më ka ardhur kur kam qenë vetëm tek shtëpia dhe kur i rashë ziles dhe më tha se vdiq babai yt, unë në atë moment jam ndarë 4 vjet nga Zoti. Të gjithë i kam gënjyer, jo vetëm Zotin, e kam marrë jetën për keq dhe kam kaluar në një mërzitje që nuk e kam kuptuar fare. Nuk e di pse po flas për këtë sepse zakonisht as unë nuk flas për këtë gjë. Jam pak pa fjalë.

Bleona u del në krah vajzave: Mund të bëni buzë, mund të vishni çfarë të doni

Bleona ka mbështetur vajzat në debatin që ato patën gjatë spektaklit të sotëm në “Love Story”. Opinionistja ka thënë se vajzat mund të bëjnë çfarë të duan me veten e tyre dhe të veshin çfarë të duan.

Më tej ajo u dha vetëm një këshillë, duke u thënë se duhet të merren vetëm me spektaklin dhe jo me familjet e njëri-tjetrit.

Bleona: Vajza dhe djem a mund të fokusohemi tek dashuria. Sepse konflikti nuk sjell asgjë. Vajza doni të bëni buzët i bëni, vishni çfarë të doni, veshja juaj nuk tregon karakterin tuaj. Vlerat përcaktohen nga familja dhe mënyra se si u ka edukuar familja. Vajzat ë bëjnë çfarë të duan, të vishen si të duan, është viti 2021.

Ajo që po them është a mund të fokusohemi tek dashuria? U bënë 45 minuta që po flasim për një gjë kot. Robverti atakoi një fenomen të shtrembëruar të Instagramit dhe nuk mund të kalohen gjërat personale. Jemi në një shou dhe mos tejkaloni asgjë, mos u merrni as me mamin dhe as me babin.

“Mos u bëj luledielli që…”, Bleona ka një këshillë publike për Xhonin

Xhoni dhe Kleona kanë zhvilluar takimin e tyre të mbushur plot me emocione. Konkurrentja e “Love Story” që njihet si një vajzë që nuk e shfaq dhe aq shumë veten, duket se është ndjerë mjaft mirë me Xhonin, të cilit i ka rrëfyer me lot në sy historinë e trishtë të humbjes nga jeta të të atit. Ka qenë ky rrëfim që ka bërë që edhe Xhoni të hapë zemrën dhe të tregojë çastin e vështirë kur ka marrë vesh që babai i tij ishte ndarë nga jeta. Ky takim është komentuar dhe në studio me nota shumë pozitive, ndërsa Bleona kishte një këshillë për Xhonin që sipas saj ai nuk duhet të sillet më të gjitha femrat njësoj.

Kleona: Më falni për emocionet se po e përjetoj si në takim, por nuk jam mësuar që t’i tregoj këto emocione. Kalova shumë mirë me Xhonin, i them faleminderit që ndoshta vetëm ai mundi të tregojë këtë anën tjetër të Kleonës. Shumë faleminderit.  

Bleona: Ky film tregoi se personazhet këtu janë me probleme reale, unë do të doja të shikoja këtë anë të Kleonës dhe doja të vija theksin në modelin e shëmtuar të Instagramit ku nuk shikohet ana reale e një personazhi dhe mendoj se ti duhet të jesh personazhi që shohim ne këtu dhe nuk ke nevojë për asgjë, je më e bukur kështu si të pamë sot. Xhoni je shumë sensitiv, është shumë e bukur kjo që pashë në film. Nuk e di si do t’i duket Anxhit, por unë nëse do të kisha interes romantik në një mashkull, nuk do të toleroja që një mashkull bën të njëjtën gjë me çdo femër. Për mua modeli i mashkullit është i gabuar që ti bën të njëjtën gjë me të gjitha femrat.

Xhoni: Nuk ishte e njëjta mënyrë sepse Anxhi nuk ka folur për babain.

Bleona: Mos u bëj luledielli të kthesh kokën nga të shkojë dielli.

Jerina Lalaj: Je i rrezikuar të ngelësh shoku i të gjithave.

Xhoni: Të lutem mos qani hallin tim.

“Isha 17-vjeç” Dea dhe Kristi flasin për herën e tyre të parë

Për herë të parë në “Love Story” dy fronistët, Dea dhe Kristi janë takuar këtë javë.

Kristi: Pse u merakose?

Dea: Nga situata se krijoi pak tension tek vajzat e djemtë.

Kristi: Pse?

Dea: Është formati i tillë, ishte një gjë që nuk e priste askush. Njerëzit kanë frikë nga të papriturat.

Kristi: Romanca është e tillë që nuk duhet t’i mohojmë limitet.

Dea: Kemi riskuar shumë të dy, sepse mund të humbasim aty të gjithë vajzat dhe djemtë.

Kristi: Nuk e besoj këtë.

Dea: Nëse ne do ishim bashkë, ose unë ose ti, do ja thyenim zemrën njëri-tjetrit

Kristi: Po pse kjo nuk është gjë e keqe..

Dea: Nuk është gjë e keqe të thyesh zemra? Mua nuk më pëlqen të më thyet zemra.

Dea: Po të thoja se ti je lojtar, ama nëse ti bie në dashuri bëhesh si një fëmijë i vogël që ka nevojë për dashuri, për përqafime, ke qejf të mbajnë me të mira…

Kristi dhe Dea i kanë treguar njëri-tjetrit për herën e tyre të parë dhe sa kanë zgjatur marrëdhëniet e tyre.

Kristi: Ishte shumë e frikshme, isha me një gocë që kishte më shumë eksperiencë me mua, super nervoz. Nuk kisha as vetëbesim. Isha 17-vjeç...

Dea: Unë kam jetuar në Skrapar, arrita ta krijoja një lidhje edhe në një qytet aq të vogël ku flitej kaq shumë. Vetëm ka qenë kjo frika e fjalëve të njerëzve, shumë që na kanë ndërhyrë…

Kristi: Sa zgjati?

Dea: Gati një vit…

Kristi: Po shumë mirë, e imja zgjati dy javë…

“Je i mjerë Krist”, fronisti nuk u dhuron trëndafil vajzave. Mësoni tre takimet e tjera për këtë javë

Katër fronistët kanë bërë zgjedhjet e tyre për këtë javë. Xhoni ka zgjedhur sërish Anxhin, por këtë herë nuk i dhuroi vetëm një trëndafil, por një tufë.

Ndërkohë Daniela preferoi që sërish të dilte në takim me Vilianin, me të cilin shkëmbyen dhe puthje pasiononte.

Kristi preferoi që për këtë javë të mos dilte në asnjë takim, por vajzat thanë se dhe nëse do thoshte emrin e ndonjërës prej tyre nuk do pranonte askush.

Ndërkohë Dea trëndafilin e saj ia ka dhuruar Metit, me të cilin do të ketë një takim gjatë kësaj jave.

Xhoni: Më vjen keq që është një situatë si kjo, unë kam një surprizë të bukur., Anxhi sot nuk do të jap një trëndafil por do të jap një tufë.

Kristi: Më vjen keq shumë keq që të gjitha ishin kaq negative, kaq cinike. Nuk ka dëgjuar asnjë gjë pozitive. Këtë trëndafil do ia jap vetes, do e mbaj për vete.

Ardiola: Ti e dije që unë nuk do të pranonte askush, je i mjerë Krist.

Daniela: Duke qenë se klipi i m u komentuar sikur nuk kishte romancë, unë dua të ftoj sërish Vilinain.

Dea: Unë e kam bërë një zgjedhje dhe do i qëndroj besnike. Më vjen keq që e prisha pak momentin Meti, por ky trëndafil është për ty./tvklan.al













Të ngjashme