TETRAE kanë dërguar në spitalit për një kontroll shëndetësor dhe mjekët kanë zbuluar se një vajzë tetraplegjike ishte 4 muajshe shtatzënë. Është rasti i një 17-vjeçareje nga fshati Lapulec i Mallakastres, e cila për shkak të sëmundjes së saj nuk ka mundësi komunikimi. Mjekët nuk fshehin habinë dhe tronditjen, pasi ajo nuk është e ndërgjegjshme për gjendjen e saj dhe thonë se duhet t’ia ndërpresin shtatzaninë pasi ajo rrezikon jetën.

Të tronditur janë edhe banorët e fshatit Lapulec. Asnjë pjesetarë i familjes së adoleshentes tetraplegjike nuk ndodhet në shtepi. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për abuzim seksual. Por të afërmit e familjes nuk arrijnë ta besojnë këtë lajm.

Policia ka pyetur deri tani vetëm familjarët dhe nuk ka ndaluar asnjë person si të dyshuar.