Në një restorant të Dalian, një provincë kineze të Liaoning, Kinë plasi sherri midis një studenteje dhe mamasë së një vogëlushje të cilën ajo e shkelmoi pasi nuk po e duronte dot zhurmën bezdisëse.

Studentja e veshur me një xhaketë xhins u ngrit nga karrigia dhe shkelmoi vogëlushen e cila u fsheh nën një tavolinë. Skena nuk kaloi pa u vënë re nga mamaja e të voglës e cila iu përvesh duke i hedhur një shishe me ujë në kokë.

Stafi i restorantit hyri në mes dhe filloi t’i ndante, ndërkohë që klientët shikonin të habitur./tvklan.al