Dopingu ndëshkon Shqipërinë. Problemet e krijuara në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes pas skandalit me kampionen e botës Romela Begaj, e bëjnë të pamundur organizimin e Europianit të peshëngritjes që të mbahej nga 26 Marsi deri më 1 Prill i këtij viti në Tiranë.

Të paktën kështu thotë njoftimi i Federatës Europiane i bërë publik të hënën, ku propozohet si zgjidhje gjetja e një vendi tjetër organizator ose shtyrja e aktivitetit për t’i dhënë më tepër kohë vendit mikpritës.

Romela Begaj rezultoi pozitive në kontrollin e parë antidoping pas garës së botërorit të zhvilluar në dhjetor. Kjo solli dorëheqjen  e Elez Gjozës nga drejtimi i Federatës dhe komandimin provizor të Gudar Beqirajt, emri i të cilit u kundërshtohet nga një grup sportistësh e trajnerësh që kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Tv Klan