germany 2

Një algjerian është azilkërkuesi i parë, i arrestuar për skandalin e ngacmimeve seksuale, që ndodhën në Këln të Gjermanisë.

Sipas prokurorëve, 26 – vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik u arrestua në fundjavë në kampin e refugjatëve në qytetin Kerpen, 30 km në jug-perëndim të Këlnit. Ai akuzohet se sulmoi një grua dhe i grabiti asaj telefonin.Pas tij u arrestua edhe 22 – vjeçar nga Algjeria, i cili kishte vjedhur një celular.

Policia e Këlnit po heton 21 persona, pjesa më e madhe, akuzohen për vjedhje. Sipas policisë, 883 persona kanë ngritur padi për ngjarjet e natës së ndërrimit të viteve, nga të cilët 497 janë bërë nga gra për sulme seksuale. Numri i krimeve të kryera më 31 Dhjetor ka arritur në 766, përfshirë edhe tre përdhunime.

Çështja shkaktoi edhe ndasi në partinë KristianDemokrate të Angela Merkelit. Të hënën, dy prej figurave kryesore të saj, Volker Kauder dhe Julia Kloeckner nënshkruan bashkë me 40 kolegë të tjerë një letër paralajmëruese se numri i refugjatëve e ka vendosur vendin përballë një situate të vështire dhe ata bënë thirrje për shtrëngimin e ligjeve të emigracionit.

Tv Klan