maqedoniDhjetra maqedonas protestuan përpara ndërtesës së qeverisë, pas publikimit nga opozita të përgjimeve të zyrtarëve, lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas, katër vjet më parë. Protestuesit u përpoqen të hyjnë brenda ndërtesës, por u penguan nga policia. Ata kërkuan dorëheqjen e Gruevkit dhe ftuan policët t’i bashkoheshin protestës.

Më herët, opozita e drejtuar nga Zoran Zaev publikoi përgjimin e bisedës mes Ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, drejtorit të Shërbimit Sekret, shefit të kabinetit të kryeministrit, si dhe vetë kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ata flisnin për të mbuluar gjurmët e vrasjes së të riut, Martin Neshkovski nga një ish-truproja e kryeministrit maqedonas, gjatë mitingut të partisë VMRO-DPMNE në Shkup.

Asokohe ngjarja nxiti protesta ndërsa autoritetet dhe mjetet e informimit pranë pushtetit nuk raportuan asgjë për vdekjen e të riut maqedonas.

Tv Klan