TIRANA INTERNATIONAL AEROPORT

Skandali me çmimet e biletave të fluturimeve në Shqipëri duket se ska fund. Të paktën nga data 1 deri në 10 shtator një qytetarë nuk del dot nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera për shkak të mungesës së vendeve nga kompanitë ajrore.

Edhe ato pak vende që mund të jenë rezervë nga kompanitë, nuk janë më pak se 500  euro, madje me një kërkim të thjeshtë në internet sheh që nga Tirana në Romë (vetëm vajte) me disa kompani kushton 1203.65  euro.

Përshembull për të fluturuar nga Tirana në Romë në datën 3 shtator, duhet të  udhëtosh nga Tirana në Beograd dhe më pas nga Beogradi në Romë.

Për drejtues të agjencive kjo është absurde dhe nuk ndodh në asnjë vend tjetër të rajonit dhe Europës.

Mungesa e konkurencës jo vetëm nuk po shton numrin e kompanive të reja, por kompanitë ekzistuese edhe pse është kulmi i  sezonit, nuk shtojnë numrin e tyre të fluturimeve dhe as nuk sjellin avionë më të mëdhenj duke mbajtur të limituar numrin e biletave e rrjedhimisht duke 4 fishuar çmimin.

Shqetësim për qytetarët nuk është vetëm mungesa e fluturimeve Tiranë – Romë, që këto ditë është thujase e pamundur të gjesh vende të lira, por edhe në destinacione të tjera, si Vjena dhe Mynihu.

Edhe në këto destinacione deri në datën 7 shtator janë të gjitha vendet e zëna ose edhe ato që janë, kushtojnë e pakta 650 euro vetëm vajtje.

Përqendrimi në pak duar i numirt të kompanive ajrore dhe mungesa e kompanive vendase bën që çmimet të vendosen sipas qejfit të tyre. Por kjo gjë po i kushton shtrenjtë qytetarëve shqiptarë, të cilët në shumicën e rasteve po arratisen në drejtim të aeroporteve të tjera fqinje për të gjetur zgjidhje dhe çmime më të lira.

Tv Klan