Një skandal i paprecedent doli ne pah mbrëmë gjate debatit ne emisionin “Opinion” për projektin e Velës, që do të ndërtohet në hyrje të portit të Durrësit, pranë Torrës Veneciane.

Siç e shihni nga këto pamje, mbi këtë mur të periudhës ilire, që ka qenë porta Aurea, porta hyrëse e rrugës Egnatia, është ngritur një pallat shumëkatësh.

Edhe pse një objekt i objekt i një rëndësie të veçantë arkeologjike, mbi këtë truall është dhënë leje ndërtimi për kompaninë “Bes Konstruksion”, të Agim Xhelilajt.

Kjo kompani e ka ngritur pallatin në vendin ku me parë ka qenë “Shtëpia e Pioniereve”. Por pikëpyetja e këtij skandali të madh nuk është prishja e “Shtëpisë se Pioniereve”. Skandali ka të bëjë me faktin se si u dha leja për Agim Xhalilajn për të ndërtuar mbi murin ilir?

Nëse për “Shtëpinë e Pionierëve” mund të ketë patur pronar trualli, po truallin nën murin që ka ekzistuar që në kohen e ilirëve, kush është pronari? A ka patur ndonjëherë pronar ky truall i zënë me murin që në periudhën romake?

Si është marre leja për të ndërtuar mbi këtë truall, që është objekt i lashte dhe pronë në shtet?

Televizioni Klan do ta ndjekë këtë skandal në ditët në vijim, për të zbuluar se si është dhënë kjo leje për Agim Xhelilajn, për të ngritur një pallat shumëkatësh mbi një objekt të rrallë të historisë shqiptare./ TV KLAN