Shkolla “Xhile Lici” në Skënderbegas të Gramshit është shndërruar në çerdhe, që prodhon skandale. “STOP” ka mësuar, se Kristi Muha, është një i ri nga Durrësi i regjistruar në këtë shkollë, por që nuk ka shkuar atje as edhe një ditë të vetme. Në një përballje të drejtorit të shkollës Shyqo Pole me drejtorin e Zyrës Arsimore Xhevit Dyrmishi, ky i fundit thotë, se do të ishte skandal regjistrimi i nxënësit fiktiv, që tashmë është emigrant në Gjermani.

Drejtori i ZA-së Gramsh (Xhevit Dyrmishi) – Sa ….sa mësues të Skënderbegasit i kanë dhënë mësim Kristit nga 16 prilli i 2015-ës dhe deri kur është mbyllur shkolla në qershor?

Sa mësues? Sa nga këta?

Drejtori i shkollës (Shyqo Pole) – Atëherë? 13-14 shtator i 2015-ës.

Drejtori i ZA – Çfarë shtatori, o bab?! Po ka ardhur në prill, o në prill 2015, po të them unë. Në prillin e 2015, ka ardhur nga Durrësi.

Në 16 prill, sa mësues i kanë dhënë mësim Kristit? Këta nga shkolla, që ke?

Drejtori i ZA – Të shikoj ngarkesën. Duhet ta kem vendimin e orarit.

Drejtori i ZA – Nëse nuk e njef ndonjë nga këta. Ose po marrim një përqindje, kështu të paktën 1 mos e njohi, të paktën 1. Kjo tregon, që aty ka ndonjë gjë që nuk shkon. Të thotë ai i matematikës, që unë s’e kam parë me sy, ose ai i biologjisë, që s’e kam parë me sy, të paktën 1.

Në disa biseda telefonike një mësues dhe dy nxënës të shkollës dhe klasës së Kristit tregojnë, se nuk e njohin as si fytyrë atë, pasi nuk e kanë parë kurrë.

Ish-mësuesja – Kristi Muha a ndodhet i regjistruar në regjistër?

Mësuesi i Frëngjishtes (Nuredin Zeneli) – Po, Po! Deri dje, pardje, i janë vënë mungesa.

Ish-mësuesja – Emrin e ke parë?

Mësuesi i Frëngjishtes – Normale,normale!

Ish-mësuesja – Është në klasë të 9-të aktualisht?

Mësuesi i Frëngjishtes – Është në klasë të 9-të aktualisht, i regjistruar a më kupton?

Ish-mësuesja – Vazhdon të jetë i regjistruar dhe ju i keni vënë mungesa?

Mësuesi i Frëngjishtes – Po, po, po!

Ish-mësuesja – Po ka ardhur ndonjë ditë ai, sa për sy e faqe, kështu apo jo?

Mësuesi i Frëngjishtes – Jo, jo! Fare, fare!

Ish-mësuesja – Alo! Melda jeni?

Nxënëse në klasë me Kristi Muhan – Po!

Ish-mësuesja – Melda më mban mend? Jam mësuese Alketa, që jepja lëndën Biologji – Kimi.

Nxënësja – Po, po!

Ish-mësuesja – Atëherë Melda, dua të pyes unë. Në klasë me Kristi Muhën, ke qenë ti?

Nxënësja – Po!

Ish-mësuesja – Ka ardhur Kristi ndonjë ditë në klasën tuaj?

Nxënësja – Jo, jo! Asnjëherë, as në provim shteti.

Ish-mësuesja – Sa nxënës jeni në klasë, ju bashkë me Kristin?

Nxënësja – Ne tre veta jemi: unë, Kristina dhe Fatmiri.

Ish-mësuesja – Çfarë tiparesh ka Kristi?

Nxënësja – S’e di o zysh, se s’ka ardhur asnjëherë në shkollën tonë ai.

Ish-mësuesja – Alo! Kush jeni ju?

Nxënës në klasë me Kristi Muhan – Fatmiri.

Ish-mësuesja – U Fatmir! Më mbani mend? Jam mësuese Alketa?

Nxënësi – Po!

Ish-mësuesja – Tani unë dua të pyes pak! Kristi Muha është në klasë me ju? A ka ardhur ndonjëherë aty te klasa juaj?

Nxënësi – Jo, te klasa jonë asnjëherë.

Ish-mësuesja – Asnjëherë! Nuk e di çfarë tiparesh ka Kristi?

Nxënësi – Jo, jo! / tvklan.al