ilacet

Miliona euro dyshohet se është dëmi ndaj buxhetit të shtetit nga skandali me rimbursimin e barnave i bërë publik pak ditë më parë në parlamet nga Ish-kryeministri Sali Berisha. Raporti i auditit të njësisë antikorrupsion në Kryeministri ka zbuluar se në këtë skemë janë përfshirë mbi 40 farmaci.

Mësohet se raporti ende nuk ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës edhe pse kallzimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë ka disa javë që është bërë. Ky raport mësohet se ka mbërritur në zyrat e fondit të sigurimeve shëndetësore.

Në këtë audit të kryer janë evidentuar disa shkelje flagrante të farmacive në rimbursimin e ilaçeve ku nga buxheti i shetit kanë dalë miliona euro ndërkohë këto ilaçe në të vërtetë nuk janë shitur. Janë të paktën 4 farmaci fiktive që dyshohet se kanë flasifikuar vulat dhe firmat e 80 mjekëve për të përfituar një shumë prej 550 milion lekësh. Pritet që Prokuroria të shtrijë hetimit që nga fillimi i vitit 2014 atëherë kur dyshohet se është ngritur kjo skemë mashtrimi.

Tv Klan