
Skandali në Shtëpinë e Foshnjes/ Avokati i Popullit e ka paralajmëruar një vit më parë
21:40 02/05/2018
Pas transmetimit të pamjeve të dhunës verbale e fizike në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë në emisionin “Stop”, pesë punonjëset që janë shfaqur në video janë shkarkuar nga puna nga Bashkia e Vlorës, me motivacionin dhunë verbale dhe veprim e mosveprim për aktet e dhunës.


: "Marrjen e masave të menjëhershme për tërheqjen e vëmendjes së stafit që punon direkt me fëmijët, për një komunikim sa më etik dhe profesional me fëmijët e këtyre grupmoshave, si dhe trajnimin e stafit mbi etikën e komunikimit në punë, si dhe për parandalimin e çdo forme dhune ndaj fëmijëve".
Por Bashkia e Vlorës nuk ka kthyer kurrë përgjigje, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror, pasi ka realizuar monitorimin në Shtëpinë e Foshnjes, më 21.06.2017 është shprehur se nuk ishin evidentuar probleme të sjelljes së stafit ndaj fëmijëve.
tvklan.al