Në datën 1 Mars emisioni “STOP” transmetoi rastin e ryshfetit prej 60 mijë lekësh të kirurgut të Sanatoriumit, Fatmir Çaushi. Mjeku në fjalë u pezullua nga puna, por sot si për paradoks, Çaushi ka rinisur punë. Çështjen ia ka mbyllur prokuroria, edhe pse u kap me zë e figurë, duke marrë para nga të afërmit e një pacienti. 

Emisioni “STOP”, më datë 1 Mars 2017, transmetoi kamerën e fshehtë që iu bë Fatmir Çaushit, shefit të kirurgjisë torakale në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi, i cili mori nga të afërmit e një pacienti plot 600 mijë lekë të vjetra, për një ndërhyrje. I gjithë ky “shërbim” në emër të shëndetësisë falas.

Qytetari – Domethënë në syrin tënd është në rregull?

Doktori

Për syrin tim është mirë. Shpresojmë që realisht të zgjidhet mos të kemi probleme.

Qytetari – Tani, për ato (lekët) si e lamë dje tani?

Doktori

Këtu përjashta! Merre atë recetën! Si ta kesh ti terezinë tënde, mua më dëgjove njëherë ta thashë.

Qytetari – Si? Aq sa e lamë?

Doktori

Po.

 

S’është nevoja të bësh atë punë.

Qytetari – E kuptoj, duhet të jesh dhe ti në rregull.

Doktori

Rrofsh, faleminderit! Më vjen keq!

Më pas bashkëshortja e pacientit ka takuar mjekun Çaushi për t’i dhënë pjesën tjetër të parave.

Qytetarja – Më fal! Ju jeni doktor Fatmiri?

Doktori –

Po.

Qytetarja – Nusja e X jam.

Doktori

Ëëë po. Të sollën kastile.

Qytetarja – Jo, s’ka problem.

Qytetarja – Këtu ke 300 (mijë lekë të vjetra)

Doktori

Të lutem! Rrofsh, faleminderit!

Qytetarja – Siç ke folur me burrin. Dhe 300 – shen e parë. Gjithë të mirat! Mirë u takofshim!

Doktori

S’ke ndonjë kamera kështu, duke i filmuar?

Qytetarja – Ua?! Çfarë është kjo?! Gjithë të mirat! Faleminderit!

Emisioni “STOP” nuk u ndal vetëm me transmetimin e këtyre pamjeve, por edhe e denoncoi shefin e kirurgjisë torakale në prokurori, ku si dëshmi paraqitën kamerën e fshehtë dhe deklaratën e gazetarit investigativ. Por prokuroria mbylli çështjen e Fatmir Çaushit, duke mos e dënuar as me burgim, as me gjobë e as me heqjen e Urdhërit të Mjekut dhe si rrjedhojë ai është rikthyer në punë pas pezullimit … /tvklan.al