Shefi72 orë pas arrestimit, Gjykata e Shkodrës  dha masën e sigurisë arrest në burg për shefin e policisë së Velipojës, Ernest Paluku.

Ai u denoncua për ngacim seksual nga një emigrante në Angli, që kishte ardhur për të kaluar pushimet në Velipojë.

Emigrantja kishte shkuar në polici për të denoncuar dhunën që ushtronte ndaj saj bashkëshorti.

Por Paluku i kishte kërkuar favore seksuale, duke i çuar disa mesazhe në telefon dhe në rrjete sociale.

Gruaja e ka denoncuar këtë rast pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, punonjësit e të cilit e arrestuan Palukun në flagrancë.

 

TV KLAN