Kapja e agjentit serb dhe ish-zëvendëshefit të shërbimit sekret serb BIA, Goran Zhivaljeviç në sallën e Kuvendit të Maqedonisë natën e 27 prillit ka nxitur dyshime se në këtë skenarë ishte i përfshirë edhe Serbia, duke pasur të hapura të gjitha rrugët e veprimit.

Burime pranë një shërbimi diplomatik në Shkup konfirmon për INA se gjatë kohë ishte përgatitur skenari serb me mbështetjen e Rusisë  për destabilizim të Maqedonisë, që më pas konflikti të përhapjes në Kosovë dhe më gjerë. Në këtë skenar bëhet e ditur se ka qenë në dispozicion logjistika shtetërore e Maqedonisë.

Skenari i parë serb me elemente të brendshme institucionale në Maqedoni ishte “Lagja e Trimave” në Kumanovë, ku u manipuluan ish-luftëtarë të UÇK-së. Pas dështimit të këtij skenari i dytë ishte këmbimi i aspektit të sigurisë me atë politikë, pas rezultateve negative që VMRO-DPMNE mori në zgjedhje dhe sfidimin e LSDM dhe forcave të reja shqiptare, që ishin kundër bashkëpunimit me VMRO-DPMNE.

Si provokim u gjet Deklarata e partive shqiptare, të cilën VMRO-DPMNE  e negocionte me BDI, por Prokuroria Speciale dhe telefonata sekrete në adresë të Ali Ahmeti, pengoi kurorëzimin e marrëveshjes së “Hotel Marriot” në Shkup.

Dështimi i negociatave nxiti në plan të parë të ashtuquajturën “Platformë e Tiranës”, për të cilën Shkupi zyrtar tha se bëhet fjalë për ndërhyrje të Tiranës zyrtare.

Presioni publik, diplomatik dhe partive tjera shqiptare ndaj BDI, bëri që kjo parti nuk mundi ti ikë mosbashkëpunimit me LSDM.

Megjithatë fronti tjetër ishte për skenarë destabilizimi, pasi që po humbej pushteti. Dhe 27 prilli apo ndonjë ditë tjetër kur pritej të votohej kryeparlamentari shqiptar, ishte paraparë si dita “D” e shpërthimit të konfliktit.

Në kuadër të këtij skenari ishte paraparë vrasja e një politikani autoritativ shqiptar. Planet serbe edhe gjatë historisë janë dëshmuar me atentate dhe skenarë të tilla provokative.

Dhe caku ishte eliminimi i Ziadin Selës, kryetarit të LR-PDSH. Kjo çështje është faktike, pasi që deputetët e tjerë shqiptarë që ishin në krahë të Zaevit dhe vetëm disa pëllëmbë afër protestuesve nuk u prekën aspak. Klima për Selën ishte përgatitur përmes shumë komunikatave që i nxirrte VMRO-DPMNE, si një politikanë që mohon identitetin maqedonas dhe do shkatërrimin e Maqedonisë.

Natën e tmerrshme u pa edhe agjenti serb i BIA Zhivaljeviç, por jozyrtarisht dyshohen edhe agjentë të tjerë serb në vendin e ngjarjes. Institucionet që ende kontrollohen nga VMRO-DPMNE po e heshtin të vërtetën e 27 prillit, por edhe gjithë skenarët që i kanë paraprirë kësaj date. Simptomatike është edhe heshtja e radhës e VMRO-DPMNE se çka po zien për skenarë të radhës./INA