Skënderbeu fitoi 3 – 0 me Luftëtarin në Korçë dhe tani është 1 pikë larg kukësit kryesues, që të hënën do të luajë në fushën e Laçit. Muzaka, Latifi dhe Radas ishin autorët e golave në këtë përballje ku Salihi u mjaftua vetëm të ndihmonte shokët e ekipit. Futbollistët e skuadrës gjirokastrite edhe pse patën mundësitë e tyre nuk morën asnjë nga ky takim.

Shpëtim Duro debutoi me humbje në stolin e Flamurtarit. Teuta e Gugash Maganit fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin e zhvilluar në Vlorë. Tarik vendosi me golin e tij në çastet e fundit. Vllaznia fitoi me rezultatin 2 – 0 përballjen me Korabin që u zhvillua në Durrës. Elis Bakaj shënoi në pjesën e parë duke kaluar në avantazh ekipin shkodran, ndërsa Rubin Hebaj dyfishoi në të dytën.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Vllazninë në kampionat.

Tv Klan