skenderbeu

Renato Carlos Martins Junior dhe Valmir Nafiu janë përforcimet te Skënderbeu. Të dy janë mesfushorë me tipare sulmuese.

Kampionët po afrojnë pas largimit të Peter Olyainka dhe Bernard Berishës, i pari te Gent në Belgjikë, ndërsa i dyti pritet të firmosë me Anzhi në Rusi.

Renato Carlos Martins Junior, i njohur si Renatinho, e nisi karrierën te Santos në Brazil, ndërsa ekipi i fundit i tij ishte Chiangrai United, në Tajlandë.

Valmir Nafiu është një shqiptar nga Maqedonia, i cili në kaluarën ishte pjesë e Hamburg dhe APOEL Nicosia. Afrimi i tij te Skënderbeu ishte përmendur prej kohës. Renatinho dhe Nafiu do të zhvillojë fazën përgatitore me ekipin në Spanjë.

Skënderbeu ndodhet në Marbella prej ditës së mërkurë. Ata kanë zhvilluar edhe miqësoren e parë me skuadrën belge Mechelen e humbur me rezultatin 2 – 1.

Tv Klan