Skënderbeu arriti barazimin e parë në fazën përgatitore në Antalia. Ekipi korçar e mbylli me rezultatin 1 – 1 sfidën me Viitorul Constanta, skuadra kampione e Rumanisë. Ilir Daja e nisi takimin me formacionin më të mirë të mundshëm. Skënderbeu shënoi i pari me James pak para fundit të pjesës së parë.

Goli i barazimit nga ana e Viitorul të drejtuar nga Gheorghe Hagi realizoi pas një kundërsulmi golin e barazimit. Humbje tjetër për Partizanin. Ekipi kryeqytetas nuk po gjen ritmin e duhur. Skuadra nga Uzbekistani Pakhtakor Tashkent fitoi me rezultatin 3 – 1.

Partizani shënoi fillimisht me Jasir Asanin, por kundërshtarët përmbysën rezultatin. Flamurtari barazoi 1 – 1 me skuadrën nga Kazakistani Atyrau, ndërsa Teuta mundi me rezultatin 1 – 0 ekipin turk të kategorisë së katërt Osmaniyespor.

Tv Klan