Kualifikimi në turin tjetër të Europa League mbetet ende një synim i Skënderbeut. Skuadra korçare do të luajë të enjten me Partizanin në Beograd. Ndeshja e parë në Elbasan përfundoi pa gola.

Gjergji Muzaka (Futbollist i Skënderbeut)

“Objektivi kualifikim mbetet dhe për këtë duhet të luajmë për fitore në Beograd”.

Në tribuna për këtë takim do të jenë vetëm tifozë serbë, por Gjergji Muzaka nuk e shikon si pengesë apo shqetësim.

Gjergji Muzaka (Futbollist i Skënderbeut)

“Presioni do të jetë mbi ta, pasi luajnë përballë publikut të tyre. Unë nuk mendoj se do të ketë probleme, pasi UEFA e tregoi se edhe për pak jep dënime'”.

Me grupin e lojtarëve pritet të bashkohen Dita dhe Jashanica, ndërsa Lulaj është e vetmja mungesë. Ekipi do të grumbullohet të martën në Durrës, ndërsa të mërkurën në mëngjes do të niset drejt Beogradit.

Tv Klan