Skënderbeu në grupet e Europa League është një sukses për futbollin shqiptar, por kjo ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të spostojë dy javë të kampionatit që nis më 9 Shtator.

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv shtyn me disa ditë javën e 3 dhe të 15 të Superligës që sjell edhe ngjeshjen e kampionatit.

Një lehtësi kjo për skuadrën korçare, veçanërisht për takimin që do të luajë në Dhjetor, pasi më datë 7 të këtij muaji përballet me Young Boys në Zvicër.

Kjo sfidë përmbyllëse e fazës së grupeve për Skënderbeun është një ditë pas javës që parashikohej nga kalendari i mëparshëm i Superligës.

Takimet e javës së tretë do të luhen më 24 Shtator, ndërsa ato të javës së 15 më 10 Dhjetor. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, dy javët pasuese do të rikuperohen më 28 Shkurt dhe 9 Maj të vitit 2018.

Tv Klan