skenderbeuuu

Skënderbeu është eliminuar nga Champions League pavarësisht barazimit 1 – 1 në ndeshjen e kthimit me BATE Borisov në Korçë.

Sfida e parë kishte përfunduar 0 – 0 dhe bjellorusët u favorizuan nga goli në fushë kundërshtare.

BATE ka shënuar gol në minutën e 29’, ndërsa rastin më të mirë në pjesën e parë për Skënderbeun e ka patur Progni, por goditja e tij u ndal nga portieri.

Korçarëve i është anullluar edhe një gol nga arbitri kryesor, pasi ndërhyrja e Prognit u quajt e parregullt.

Pas pushimit ekipi i Mirel Josës e kërkoi shumë golin dhe fitoren.

Radas ka barazuar rezultatin në 1 – 1 në minutën e 67’.

Më herët lojtarët e Skënderbeut kishin pretenduar edhe për një 11-metërsh.

Pavarësisht rasteve të tjera ekipi i Mirel Josës nuk arriti të realizonte dhe golin e dytë që do të vendoste fitoren dhe kualifikimin në turin e tretë të UEFA Champions League.

Sezonin e kaluar Skënderneu ka mbërritur në këtë fazë duke luajtur më pas edhe në play off e Europa League.

Tv Klan