festa

Skënderbeu e ka festuar me fitore titullin e pestë kampion radhazi, një rekord për futbollin shqiptar. Ekipi korçar e ka luajtur para publikut të tij ndeshjen e fundit me Vllazninë edhe pse shkodranët ishin pritës sipas kalendarit.

Skënderbeu ka triumfuar me rezultatin 2 – 0. Autorët e golave kanë qenë Bernard Berisha dhe Gerhard Progni.

Një sukses i ekipit të Mirel Josës një një kampionat tepër të vështirë.

Korçarët me fitimin e titullit ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Champions League. Skënderbeu synon të ketë një përfaqësim më të mirë kësaj radhe në kupat e Europës.

Pas Kukësit edhe Partizani që e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League falë fitores 3 – 0 me Elbasanin. Një rikthim pas 7 vitesh në aktivitet ndërkombëtare.

Tirana ka ende shpresë për të luajtur në Europa League, pasi e ka mbyllur në vendin e katërt. Fitorja 1 – 0 me Teutën falë golit të Elis Bakajt në minutat e fundit bën që bardheblutë të presin fituesin e Kupës së Shqipërisë.

Nëse Kukësi triumfon me Laçin më 29 maj në Europa League luan Tirana. Kukësi ka mundur në takimin e fundin të kampionatit Flamurtarin me rezultatin 2 – 1.

Laçi ka fituar 4 – 1 me Apoloninë që bashkë me Elbasanin është rikthyer në Kategorinë e Parë.

Sezonin e ardhshëm në Superligë do të luajnë Bylisi dhe për herë të parë Tërbuni. Shënuesi më i mirë për vitin e dytë radhazi është Pero Pejiç me 31 gola.

Tv Klan