elbasani-skenderbeuSkënderbeu nuk ka zhgënjyer duke fituar thellë 4 – 1 me Elbasanin.

Ekipi kampion në fuqi ka kaluar në avantazh që në minutat e para.

Sfida është zotëruar nga ekipi korçar dhe i vetmi reagim i vendasve ka qenë goli i nigerianit Agboyi në mesin e pjesës së dytë. Kjo fitore bën që Skënderbeu të qëndrojë në vendin e dytë.

Partizani ka marrë vetëm 1 pikë në sfidën me Laçin që ka përfunduar në barazim 1 – 1. Golin e parë e ka shënuar Çetkoviç për kurbinasit në fillimin e pjesës së parë. Barazimi është arritur vetëm në minutën e 57’.

Bylykbashi i ardhur gjatë merkatos së janarit ka barazuar sfidën, ndërsa hyri në lojë si zëvendësues.

Kukësi ka mbajtur vendin e parë me fitoren 2 – 1 të arritur të shtunën ndaj Vllaznisë në Shkodër. Fitore në nisje të fazës së tretë edhe për Tiranën, 2 – 0 me Apoloninë e vendit të fundit.

Tv Klan