Skënderbeu nuk ndalet duke marrë një tjetër fitore në kampionat. Një sukses me përmbysje 4 – 1  ndaj Teutës në Durrës.

Ekipi durrsak u shfaq më kërkues gjatë pjesës së parë duke realizuar edhe me anë të Amadu pas disa minutash lojë. Pas pushimit ishte radha e futbollistëve të Skënderbeut që shënuan katër herë brenda në më pak se 30 minuta. Taku, Lilaj, Sowe dhe Muzaka ishin autorët e golave, dy prej tyre me 11-metërsh.

Një fitore që mban Skënderbeun të vetëm në krye, me 3 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Në javën e shtatë të Superligës bien në sy fitoret e ekipeve udhëtuese në 4 sfida.

Tv Klan