Fitorja me Dinamo Kiev nuk e ndihmoi Skënderbeu qëndrojë në garën për turin tjetër të Europa League. Ekipi shqiptar mundi me rezultatin 3 – 2 atë ukrainas në Elbasan që nuk kishte disa titullarë. Por suksesi 2 – 1 i Partizan me Young Boys në Beograd mbylli llogaritë e kualifikimit përfundimisht.

Korçarët treguan karakter duke qëndruar të pamposhtur në shtëpi këtë sezon në kupat e Europës. Në një stadium pa tifozët shqiptarë për shkak të dënimit nga UEFA, lojtarët e Skënderbeut nuk u dekurajuan duke e nisur sfidën në sulm. Dinamo Kiev shënoi e para, por avantazhi zgjati vetëm pak çaste. Lilaj realizoi nga me një goditje nga 25 metra. Vrrulli i skuadrës korçare nuk u ndal dhe në pjesën e dytë. James dhe më pas Sowe shënuan për të përmbysur rezultatin për ekipin e Ilir Dajës.

Goli i ukrainasve në fundin e takimit nuk ndryshoi verdiktin e sfidës. Ndeshja e fundit më 7 dhjetor me Young Boys në Bernë nuk vlen vetëm për statistikë, por edhe për shtimin e të ardhurave, pasi një fitore shpërblehet me 360 mijë euro nga UEFA.

Tv Klan