Superligaa

Skënderbeu ka mundur Kukësin duke u afruar akoma më shumë me titullin kampion.

Ekipi i Mirel Josës ka marrë 3 pikë që e largojnë me ndjekësit falë golit të Sabien Lilajt në pjesën e dytë.

Goli u realizua vetëm pak minuta pasi Dritan Smajli u ndëshkua me karton të kuq duke lënë vendasit me 10 futbollistë. Skënderbeu është në kuotën e 69 pikëve dhe ka mundësinë të fitojë titullin e pestë radhazi.

Tv Klan