Skënderbeu i mbylli me një fitore në miqësoren me Kombëtaren Shpresa, testet para nisjes së fazës së tretë. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi me rezultatin 3 – 1 takimin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai pati më tepër kohë për të njohur skuadrën, i ndihmuar edhe shtyrja e kampionatit falë edhe fazës përgatitore në Antalia.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Gjithë  faza u programuar që starti të ishte më 21 janar, por shtyrja në bëri mirë

.

Blerja e re Cornel Pedrescu spikati në këtë përballje, me shënimin golit të parë dhe duke dhënë pasimin për të dytin.

Cornel Pedrescu (Futbollist i Skënderbeut)

Kjo ishte miqësorja e fundit para nisjes së kampionatit dhe urojmë që ta nisim mbarë dhe të fitojmë titullin në fund

.

Një problem për Skënderbeun mund të jetë Hamdi Salihi, i cili la fushën vetëm pas pak minutash lojë për shkak të problemeve fizike. Megjithatë gjendja e tij fizike duhet të verifikohet.

Miqësorja ishte një test i rëndësishëm edhe për trajnerin Alban Bushi, i cili këto ditë vëzhgoi lojtarë të rinj për Kombëtaren Shpresa.

Alban Bushi (Trajner i Kombëtares)

Do të jemi gjatë të gjithë kohës në seleksionim edhe pse koha është e shkurtër.

Kuqezinjtë 21-vjeçarë janë në pritje të rivalëve në kualifikueset e Euro 2019, short që do të hidhet të enjten.

Tv Klan