Skënderbeu ka përfunduar përgatitjet për sfidën e parë me Dinamon e Zagrebit. Ilir Daja ka krijuar një ide të mirë të kundërshtarit dhe këshilla ndaj lojtarëve të tij është që ta marrë seriozisht kundërshtarin

Sipas teknikut tiranas, ekipi është konturuar dhe formacioni është thuajse gati për t’u përballur me kroatët.

Skënderbeu ka në përbërje Marko Radasin një kroat dhe tifoz i Dinamos, i cili e sheh këtë përballje si mjaft interesante.

Skënderbeu luajti dy vjet më parë me Dinamon, në play off e Champions -it dhe pësoi dy humbje. Këtë sezon është mundësia e korçarëve për revansh.

Tv Klan