Rikthimi i Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League do të nisë të enjten në fushën e Dinamos së Kievit, kundërshtari më i fortë i grupit. Skuadra ukrainase merr pjesë rregullisht në kupat e Europës, ndërsa me korçarët kanë luajtur vetëm miqësore në vitet e fundit.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut): “Është ekip i vazos së parë që do të thotë se është ekip që ka përvojë në aktivitete të tilla.”

Ilir Daja edhe pse kërkon që lojtarët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë, shpreson që Skënderbeu të lejë shenjë në Europa League.

“Jo më kot jemi në grupe dhe pse jo pse mos të shpresojmë të bëjmë diçka të mirë.”

Kjo është hera e dytë që Skënderbeu merr pjesë në grupet e Europa League. Në sezonin 2015 – 2016 arriti të fitonte 1 nga ndeshjet e kësaj faze, ndaj Sportin Lisbonës në Elbasan.

/Tv Klan