Skënderbeu humbi ndaj Young Boys

Korçarët pësuan gol në minutat shtesë


Skënderbeu e mbylli me humbje udhëtimin në Uefa Europa League. Në Bernë të Zvicrës ndaj Yang Boys korçarët pësuan dy gola edhe pse kaluan të parët në avantazh.

Pas një pjese të parë të kujdesshme në të dytën skuadrat krijuan aksione më konkrete për të shënuar. Skënderbeu që ishte në pritje të një gabimi të skuadrës vendase e gjeti avantazhin me Enis Gavazaj në minutën e 51.

Avantazhi zgjati vetëm 4 minuta pasi zviceranët arritën të barazojnë duke thyer në lartësi mbrojtjen e Skënderbeut. Loja mori më shumë ritëm por suksesin e pati skuadra vendase. Në minutën e fundit shtesë, Young Boys fitojnë një goditje këndi, që rezulton fatale. Assale kërceu mirë në zonë dhe shënoi golin e dytë.

Në një stadium të mbushur me tifozë shqiptar, Skënderbeu e mbyll fushatën europiane me 5 pikë të grumbulluara. Korçarët janë klubi i parë shqiptar që arrin deri në këtë nivel në këtë kompeticion.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*