Skënderbeu tregoi në Zagreb dëshirën për të qenë sërish në grupet e Europa League.

Barazimi 1 – 1 u arrit me një lojë të mirë veçanërisht në pjesën e parë, por edhe mund ta kishte fituar, pasi vendasit realizuan vetëm në çastet e fundit.

Gazeta “Jutarnji List” shkruan se Dinamo Zagreb u shfaq e dobët para Skënderbeu dhe shpëtoi falë golit të Henriquez në minutën e 94’.

E përditshmja “Sata 24” përmendi golin e anuluar të Skënderbeut ku u gabua duke e vlerësuar si të parregullt pozicionin e Vangjelit.

Edhe faqja “

Index.hr”

ishte mbajti të njëjtin qëndrim. Kjo e penalizoi skuadrën shqiptare dhe këtë e përmendi edhe Ilir Daja në konferencën pas ndeshjes, por duke thënë se morën atë që deshën në Zagreb. Trajneri i Skënderbeut premtoi se do të shikojnë një ekip më sulmues më 24 gusht në Elbasan./Tv Klan