Nuk janë të pakta rastet që skuadra kampione e dimrit rezulton edhe fituese e titullit kampion. Këtë sezon Skënderbeu është 9 pikë i shkëputur në vendin e parë, pas 16 ndeshjesh. Këtë sezon duket se korçarët, edhe pse ishin të impenjuar jo më pak energji në Europa League, do të vazhdojnë vrullin drejt trofeut. Po çfarë pozicionesh okuponin 5 skuadrat e para aktuale sezonin e shkuar?

Një vit më parë në 16 javë kampionat, Skënderbeu kishte 32 pikë, po aq sa Kukësi, edhe Partizani në vend të tretë ishte shumë pranë me 29 pikë. Kështu që nuk ishte rastësi që rivalitetit mes Kukësit dhe Skënderbeut arriti deri në përballjen e tyre të fundit, atë të 20 majit ku në Zeqir Ymeri u pa gjithçka, nga kartonët e kuq, tek penalltitë tek tensioni i lartë dhe polemikat në fund të ndeshjes për favorizim të verilindorëve. Këtë sezon hesapet duken më të qëruara. Skënderbeu fitoi dy herë këtë sezon me Kukësin me rezultat 2-1.

Me Flamurtarin ka një fitore dhe një barazim, po ashtu edhe me Partizanin. Nga 5 skuadrat e para të renditjes vetëm Laçi i ka shkaktuar një humbje.

Merkato e dimrit nis shpejt dhe tashmë nuk është risi që Skënderbeu bën goditjet e duhura, por duket se këtë sezon nuk do të presim gjatë për të mësuar se cila skuadër do të shpallet kampione.

Tv Klan