Ilir Daja pritet të hedhë në sulm Skënderbeun për të marrë fitoren ndaj Dinamos së Kievit. Tekniku do të zbresë skuadrën me rreshtimin 4-3-3.

Përpara Orges Shehit, në mbrojtje do të jenë lojtarët më në formë të momentit tek korçarët. Kështu mbrojtja do të përbëhet nga Vangjeli, Radas, Aliti dhe Mici. Tefik Osmani do të vendoset në qendër të mesfushës dhe nga krahët do të jenë Lilaj dhe Muzaka. Në sulm Gavazaj, James dhe Sowe. Megjithëse Dinamo e Kievit ka ardhur në Shqipëri me të rinjtë e skuadrës, për trajnerin daja një fitore do të jetë e vështirë.

 “Do të luajmë gjithçka për gjithçka pasi janë ndeshjet e fundit dhe duhet të fitojmë nëse duam të kualifikohemi, por do të jetë e vështirë.”

 Dinamo e Kievit ka zbritur në stërvitjen e parë në Selman Stërmasi. Ukrainasit e konsideruan stërvitje jo zyrtare megjithëse e zhvilluan me dyer të mbyllura. Trajneri Aleksander Khatskevych është i bindur tek fitorja.

“Ne jemi përgatitur për një rezultat pozitiv. Skënderbeu ka një shans sado të vogël për tu kualifikuar kështu që ne e kemi marrë seriozisht këtë ndeshje.”

Në 21:05, Skënderbeu – Dinamo Kiev do të luhet në Elbasan Arena pa tifozë për shkak të dënimit të UEFA-s.

Tv Klan