Sot është mbrëmja që mund të sjellë një tjetër sukses të Skënderbeut. Një barazim pa gola ose fitorja ndaj Dinamo Zagreb do të kualifikonte ekipin korçar për herë të dytë në fazën e grupeve të Europa League pas sezonit 2015-2016. Për trajnerin Daja gjithçka është e hapur.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Kemi një ndeshje më të vështirë se e para, pasi presioni është te të dy skuadrat.

I rëndësishëm është vetëm kualifikimi ne duhet të jemi pragmatistë.

Pjesëmarrja në fazën e grupeve do të thotë mbi 3 milionë euro të ardhura, pa llogaritur këtu bonuset nga rezultatet dhe  drejta televizive. Deri më tani Skënderbeu ka eliminuar 3 ekipe dhe kalimi me sukses i këtij turi do të ishte një rekord për ekipet shqiptare. Me synim kualifikimin është edhe Dinamo Zagreb.

Mario Cvitanovic (Trajner i Dinamo Zagreb)

Duam të bëjmë një paraqitje shumë herë më të mire në këtë ndeshje, pasi kemi ardhur këtu për të kaluar turin dhe për tu kualifikuar në grupet e Europa League. Nëse eliminohemi nuk është një tragjedi, ato janë vetëm në jetën private.

Sot në orën 20:00 pritet që Elbasan Arena të jetë i mbushur me tifozë pasi biletat janë pothuajse të gjitha të shitura. Kjo mund të jetë edhe një hakmarrje për Skënderbeun për eliminimin 2 vite më parë nga play off i Champions League. 

Tv Klan